☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.17 ▲1.27%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,537 ▲ +2.1% ETH $2,369 ▲ +2.44% XRP $1.3286 ▲ +2.24% SOL $103.0400 ▲ +3.04%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.17 ▲1.27 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.17 ▲1.27 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

BEOGRAD – Një burrë vritet pasi sulmon një roje jashtë ambasadës izraelite

BEOGRAD, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Një polic serb mbeti i plagosur nga një sulm me thikë në orët e para të mëngjesit përpara se të qëllonte për vdekje autorin e sulmit, bëri të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç.

Sipas ministrit, ngjarja ndodhi pak pas mesnatës dhe po hetohet nga autoritetet si akt terrorist.

Polici përdori armën e shërbimit për vetëmbrojtje.

Autori ishte një i ri serb nga qyteti perëndimor i Shabacit, i cili, sipas Daçiçit, ishte i njohur për autoritetet si mbështetës i organizatës terroriste ”Shteti Islamik”.

Ministria e Jashtme e Izraelit konfirmoi incidentin, duke e cilësuar gjithashtu si një tentativë sulmi terrorist.

Sipas saj, asnjë pjesëtar i personelit diplomatik nuk u lëndua, ndërsa ambasada ishte e mbyllur në momentin e ngjarjes.

Një incident i ngjashëm ndodhi në qershor të vitit 2024, kur një shtetas serb i konvertuar në islam qëlloi një polic serb jashtë ambasadës izraelite në Beograd.

Polici reagoi duke qëlluar sulmuesin, i cili mbeti i vdekur.

Edhe efektivi u plagos dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.