☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.53 ▼5.4%
ARI 4,547 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,687 ▲ +0.95% ETH $2,135 ▲ +0.85% XRP $1.3694 ▲ +0.77% SOL $86.0000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Europa

BE dënon vendimin e Donald Trump për të ndaluar fluturimet nga Evropa

Bashkimi Evropian tha të enjten se vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të ndaluar fluturimet nga Evropa për në SHBA, është marrë “në mënyrë të njëanshme” dhe “pa konsultime”.

Duke folur nga Zyra Ovale të mërkurën vonë, Trump tha se fluturimet nga 26 vende të Evropës – që janë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë Schengen – për në Shtetet e Bashkuara, do të pezullohen për 30 ditë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në SHBA.

Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe vendet e tjera jashtë Schengenit nuk janë të ndikuara nga kjo ndalesë.

Përjashtime bëhen edhe për qytetarët amerikanë.

“Koronavirusi është krizë globale, nuk është i kufizuar në ndonjë kontinent dhe kërkon bashkëpunim në vend të veprimit të njëanshëm”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Bashkimi Evropian është duke ndërmarrë veprime të fuqishme për të kufizuar përhapjen e virusit”, thanë ata.

Dhjetëra vende të Evropës janë prekur nga një koronavirus i ri, që besohet se e ka origjinën në Kinë.

Vendi i goditur më se keqi është Italia, me mbi 12,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 820 të vdekur.

Rastet e para me koronavirusin, i cili shkakton sëmundjen e identifikuar si COVID-19, janë shfaqur në Vuhan të Kinës në muajin dhjetor.

Simptomat që i shkakton kjo sëmundje janë të ngjashme me pneumoninë.

Në SHBA janë mbi 1,300 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 38 pacientë kanë humbur jetën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.