☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.69 ▼0.65%
ARI 4,869 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,645 ▲ +0.35% ETH $2,336 ▼ -1.43% XRP $1.3627 ▼ -0.26% SOL $83.9200 ▼ -2.33%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.69 ▼0.65 % ARI 4,869 ▲0.39 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.69 ▼0.65 % ARI 4,869 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

“BE dështoi bindshëm”

Misioni detar i Bashkimit Evropian dështoi në arritjen e objektivit të tij kryesor, pikërisht ndalimin e trafikut të njerëzve.

Kështu shkruhet në një raport të Dhomës së Lordëve, sipas të cilit, operacioni “Sofia”, që mbështetet edhe nga Britania, bëri shumë pak për të frenuar migrimin, prandaj mandati i tij nuk duhet rinovuar.

Pavarësisht dështimit në objektivin kryesor, raporti thekson se misioni ka shpëtuar shumë jetë njerëzish në Mesdhe dhe ky aspekt i punës duhet të vazhdojë.

Operacioni “Sofia” u hartua nga 25 vende evropiane dhe nisi në vitin 2015, pasi disa tragjedish në Mesdhe, ku qindra emigrantë u mbytën në përpjekje për të mbërritur në Evropë. Një vit më pas, numri i emigrantëve u rrit me 20%.

Qëllimi i misionit ishte ndalimi dhe pengimi i kriminelëve të organizuar që trafikonin njerëz nga veriu i Afrikës drejt Evropës. Por, meqë Libia, vendi kryesor nga nisen emigrantët është plotësisht pa ligj, BE nuk mundi të bëjë asgjë.

Madje, sipas Komitetit të Lordëve, shkatërrimi i anijeve të trafikantëve nga forcat evropiane sollën një pasojë të paparashikuar, trafiku i njerëzve vazhdoi me anije dhe varka të vjetra e të rrezikshme, duke shtuar numrin e viktimave në det.

Sipas lordëve britanikë, trafiku i njerëzve nuk mund të ndalet në det, pasi ai nis në tokë dhe në të ardhmen, përpjekjet duhen përqendruar në vendet nga burojnë emigrantë dhe vendet tranzit, duke ofruar zhvillim ekonomik dhe qeverisje të mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.