Bota

BE-ja i trembet ndikimit rus: Gazprom synon gazsjellësin TAP

Bashkimi Evropian i trembet ndikimit rus në një nga pikat më kryesore ekonomia.

Sipas prestigjiozes Reuters, gjiganti rus i gazit Gazprom po synon gazsjellësin TAP.

Në fakt vetë gazsjellësi u projektua me qëllimin për të larguar nga Europa varësinë nga gazi rus çka kërcënon shtyllat e politikës energjetike evropiane.

Bashkimi Europian ‘lufton’ kundër ndikimit të tubacioneve ruse, dhe së fundmi Unioni po përpiqet të hap një korridor jugor për transportimin e gazit nga Azerbajxhani projekt që duhet të marrë jetë në vitin 2020.

Duke u ndalur tek projekti bëhet fjalë aktualisht për gazsjellësin TAP i cili synon të ketë një kapacitet transporti 10 miliardë metra kub gaz në vit, tubacion i cili do të kalojë përmes Greqisë dhe Shqipërisë në drejtim të Italisë.

Gjatësia totale e gazsjellësit do të jetë rreth 870 km prej të cilave 550 km kalojnë nëpër Greqi, 210 km nëpër Shqipëri, 100 km nën Detin Adriatik dhe ato pak kilometra të mbetur në Itali.

Ndërtimi i gazsjellësit TAP i jep mundësinë zyrtarëve të BE të furnizohen me gaz për të mbështetur Europën  duke e lejuar TAP të furnizojë një pjesë të mirë të tregut.

Ky ishte plani deri kur nënkryetari i Gazprom Alexander Medvedev muajin e shkuar tha se kompania po konsideronte faktin se ajo është gati që të pompojë gaz përmes këtij gazsjellësi sipas një sistemi ankandi që u jep të gjithëve të drejtën për të garuar.

Ai vuri në pikëpyetje edhe aftësinë e Azerbajxhanit për të mbushur këtë gazsjellës duke thënë se Rusia mund të ndërhyjë për të plotësuar nevojat duke shtuar se gazsjellësi nuk mund të mbetet bosh.

“Kjo nuk do të ishte aspak mirë”, shprehet një zyrtar i BE duke shtuar se do të ishte në kundërshtim me atë cka është arritur me partnerët.

BE-ja ka shprehur shqetësimin se Gazprom po abuzon me dominimin e saj në shtetet lindore dhe qendrore të Europës të cilat janë aleatë të Rusisë sa i përket sektorit të gazit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button