Rajoni
BE-ja pret nga Serbia të normalizojë raportet me Kosovën “me vullnet të mirë”
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe komisari i BE-së për Çështje Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Hahhn, e kanë quajtur “historike” hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, shkruan sot Koha Ditore.
Serbia ka hapur kapitullin e 32, i cili përfshin kontrollin financiar dhe atë 35 i quajtur “çështjet tjera”, ku është përfshirë procesi i normalizimit të raporteve me Kosovën.
Bashkimi Evropian ka porositur se Komisioni duhet të raportojë së paku dy herë në vit lidhur me implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës dhe nga ky përparim do të varet edhe ecuria e mëtejme e negociatave në kuadër të këtij kapitulli.
Nga Serbia në kuadër të kapitullit 35 janë vënë si kritere kalimtare zbatimet e marrëveshjeve të arritura me Kosovën.