BE kërkoi nga Britania që të paraqesë “sa më shpejt” propozimin për Brexit-in
Mina Andreeva, zëdhënësja e Komisionit Evropian, i bëri thirrje Britanisë së Madhe që t’i paraqesë BE-së “sa më shpejt” propozimin konkret.
Mina Andreeva, zëdhënësja e Komisionit Evropian, duke rikujtuar se data ideale për Brexit-in për Komisionin Evropian që zhvillon negociatat e Brexitit në emër të shteteve anëtare është më së voni 31 tetori, i bëri thirrje Britanisë së Madhe që t’i paraqesë BE-së “sa më shpejt” propozimin konkret.
Ajo u shmang që të komentoj kërkesën e kryeministrit britanik, Boris Johnson, nga Mbretëresha Elizabeta e Dytë që të pezullojë punimet e parlamentit deri më 14 tetor, duke e përshkruar si “punë e brendshme” e vendit.
Parlamenti britanik kishte bllokuar me anë të një ligji Brexit-in pa marrëveshje që pritej të ndodhë më 29 mars. Qeveria edhe me miratimin e BE-së Brexitin e kishte shtyrë më 31 tetor.
Britania e Madhe me anë të një referendumi në vitin 2016 kishte vendosur që të largohet nga BE-ja me 52 për qind “pro” vota.