Kronika
Tiranë, thyhen xhamat e Kishës Katolike
Thyhen gjatë natës xhamat e Kishës Katolike në Tiranë. Në rrugën e “Kavajës”, gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes persona të paidentifikuar kanë thyer disa nga xhamat e Kishës Katolike.
Paraprakisht dyshohet se xhamat janë thyer me goditje me gur. Efektivët e policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.