☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,415 ▲0.84%
DOW 51,567 ▲0.09%
NASDAQ 24,682 ▲1.51%
NAFTA 90.02 ▼0.55%
ARI 4,069 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,935 ▼ -0.25% ETH $2,234 ▼ -0.98% XRP $1.1941 ▼ -3.69% SOL $90.5500 ▲ +0.71%
S&P 500 7,415 ▲0.84 % DOW 51,567 ▲0.09 % NASDAQ 24,682 ▲1.51 % NAFTA 90.02 ▼0.55 % ARI 4,069 ▼1.09 % S&P 500 7,415 ▲0.84 % DOW 51,567 ▲0.09 % NASDAQ 24,682 ▲1.51 % NAFTA 90.02 ▼0.55 % ARI 4,069 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

BE paralajmëron se 2026-ta do të jetë viti i dyti më i nxehtë në histori

Bota është rrugës që viti 2026 të bëhet viti i dytë më i nxehtë në histori, teksa fenomeni klimatik El Ninjo po përshpejton ngrohjen globale, të nxitur nga njeriu, tha monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian.

Ky vit veçse ka “20 për qind shans të tentojë apo të tejkalojë” vitin 2024 – viti me temperaturat më të larta të regjistruara deri më tani -tha Shërbimi për Ndryshimin e Klimës, Copernicus.

Temperaturat globale këtë vit “me shumë siguri” do të tejkalojnë pragun prej 1.5 gradë Celsius të niveleve paraindustriale, tha shërbimi.

Mesatarja e temperaturave nga viti 2023 deri më 2026 po ashtu pritet të tejkalojë pragun prej 1.5 gradë Celsius- limiti i caktuar në bazë të Marrëveshjes së Parisit për klimën, që synon të shmangë ndikimet negative nga ndryshimet klimatike.

Copernicus tha se bota ka përjetuar tetorin më të nxehtë në histori, teksa temperatura mesatare globale e ajrit arriti në 1.75 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale – periudhë që përfshin vitet 1850-1900. Tetori ishte muaji i tretë me radhë kur u regjistruan temperatura mbi pragun prej 1.5 gradë Celsius.

“Në tetor vazhdoi prirja për ngrohje globale, me temperatura rekord të regjistruara në botë dhe në oqeane”, tha Samantha Burgess, drejtuese për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikimet e Motit, qendër që operon me Copernicus-in.

“Fenomeni jashtëzakonisht i fuqishëm El Ninjo po rrit nxehtësinë në ngrohjen globale veçse të shkaktuar nga aktivitetet e njeriut”, shtoi ajo.

Ky njoftim nga monitoruesi evropian vjen teksa vendet po përgatiten që të takohen në fillim të javës së ardhshme në Turqi për samitin dyjavor COP31 të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Këtë vit, bota është përballur me vërshime, valë të të nxehtët dhe zjarre masive.

Parashikuesit globalë të motit kanë paralajmëruar për muaj të tërë se ky El Ninjo, që pritet të arrijë kulmin më vonë gjatë këtij viti, mund të jetë fenomeni më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë.

Intensifikimi i fenomenit bëri që temperaturat të arrinin në nivel rekord në zonën e Paqësorit muajin e kaluar, tha Copernicus.

El Ninjo rrit temperaturat e detit, ndikon në ndryshimet e motit dhe rrit rreziqet për thatësira dhe vërshime, duke përkeqësuar gjendjen e ngrohjes globale.

Ekspertët thanë se ky fenomen mund të kontribuojë që viti 2027 të jetë viti më i nxehtë në histori.

Më 2015, gjatë bisedimeve të klimës të OKB-së të mbajtura në Paris, shtetet e pajtuan që ta mbanin ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, teksa u zotuan se do të përpiqeshin që pragu të ishte në 1.5 gradë Celsius.

Por, në shtator OKB-ja tha se ky objektiv do të tejkalohet brenda vitesh. Shkencëtarët thonë se është e rëndësishme që të ulen emetimet e gazrave serrë nga lëndët fosile, në mënyrë që temperaturat të mbahen nën pragun prej 1.5 gradë Celsius.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.