☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,575 ▲0.45%
DOW 51,740 ▼0.47%
NASDAQ 25,406 ▲0.96%
NAFTA 95.63 ▼0.86%
ARI 3,939 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,692 ▲ +0.43% ETH $2,299 ▲ +1.51% XRP $1.2840 ▲ +2.89% SOL $93.5300 ▲ +0.7%
S&P 500 7,575 ▲0.45 % DOW 51,740 ▼0.47 % NASDAQ 25,406 ▲0.96 % NAFTA 95.63 ▼0.86 % ARI 3,939 ▼0.76 % S&P 500 7,575 ▲0.45 % DOW 51,740 ▼0.47 % NASDAQ 25,406 ▲0.96 % NAFTA 95.63 ▼0.86 % ARI 3,939 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

BE publikon nesër raportin e progresit për Shqipërinë: Përfundimi i negociatave në 2027, plotësisht i realizueshëm! Plan

Këtë të mërkurë, së bashku me Raportin e Progresit për vendet në procesin e zgjerimit, Komisioni Evropian do të publikojë udhëzime me afate kohore dhe hapa për përfundimin e pranimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe shteteve të tjera kandidate në Bashkimin Evropian.

Sipas të përditshmes kroate Jutarnji List, Komisioni Evropian do të zyrtarizojë faktin se qëllimi i Shqipërisë për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027, është i realizueshëm.

Komisioni Evropian përmend më tej afatet se kur duhet të mbyllet secili kapitull për të arritur këto qëllime nga Tirana zyrtare. Shqipëria, e cila ka bërë përparimin më të madh pas Malit të Zi, ka ende 31 kapituj për të mbyllur.

Sipas gazetës kroate shumë diplomatëve të BE-së u duket objektiv tepër ambicioz përfundimi i negociatave të pranimit nga Shqipëria deri në fund të vitit të ardhshëm.

Për Malin i Zi thuhet se mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhjetorit 2026, ndërsa marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027.

Kryeministri kroat Andrej Plenković tha në Bruksel se Kroacia e konsideron të arritshëm qëllimin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE deri në vitin 2028, por shtoi se që kjo të ndodhë, duhet të zgjidhen çështjet e mbetura të hapura me Kroacinë.

“Çelësi i pranimit të shteteve të reja në BE është gjithmonë vullneti politik. Mendoj se Ukraina është një rast i veçantë për shkak të madhësisë së saj, por të gjitha vendet e tjera që janë në radhë mund të integrohen. Financiarisht, në aspektin e politikave sektoriale dhe buxheteve, zgjidhjet mund të gjenden. Mendoj se anëtarësimi i Malit të Zi deri në vitin 2028 është i mundur nëse ekziston një vullnet i sinqertë për të trajtuar disa çështje”, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Ndërkaq sipas ekspertëve si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi me mbështetjen popullore për anëtarësimin në BE mund të arrijnë të jenë shtetet e para që të jenë pjesë e familjes evropiane nga rajoni ynë.

“Që nga samiti i fundit, kemi parë përparimin e jashtëzakonshëm të bërë nga Mali i Zi dhe Shqipëria. Lidhur me mbështetjen për anëtarësimin në BE Shqipëria kryeson mes vendeve kandidate, me një mbështetje prej më shumë se 92%. Në vend të dytë renditet Gjeorgjia me 71%, e ndjekur nga Ukraina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina, me mbi 60%; Moldavia është në kuotën e 58%, ndërsa në fund renditen Turqia me 46% dhe Serbia, me 31%”, tha Plenkovic.

Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda vitit 2030.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.