Rama pritet nga Rutte në selinë e NATO-s, Shqipëria vlerësohet në sektorin e mbrojtjes
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e Aleancës Atlantike në Bruksel, ku u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi takimin si veçanërisht të rëndësishëm, duke vlerësuar qëndrimin e Ruttes për zhvillimet e dinamikat e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Rama shkruan më tej se se gjatë bashkëbisedimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu vlerësime për ecurinë dhe transformimin e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe për përkushtimin e vendit në përmbushjen e të gjitha detyrimeve dhe standardeve të aleancës ushtarake.
Sipas Ramës, fokusi i bisedimeve u ndal në ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s.
“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.