Bota
BE unifikohet, ja çfarë nënshkruan sot 27 liderët e unionit
Liderët e 27 shteteve të Bashkimin Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe nga unioni, kanë nënshkruar sot në Sibiu të Rumanisë një deklaratë për të ardhmen e kontinentit të vjetër.
Ky nënshkrim është kryer me sloganin “për të qëndruar të bashkuar pavarësisht të gjitha pengesave dhe të mbrojmë qytetarët”. Krerët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian u shprehen njëzëri se “ Të bashkuar jemi më të fortë”, ndërsa këtij zotimi ata i kanë shtuar një listë me dhjetë pika për unionin.
Një ndër pikat kryesore të nënshkrimit të sotëm kishte të bënte me vendosmërinë për të mbrojtur Evropën nga të gjitha anët gjeografike, e gjithë kjo e shoqëruar me unitet përballë vështirësive, si dhe pa harruar frymën për një solidaritet të shtuar. Ata u angazhuan që të respektojnë barazinë dhe shtetin e së drejtës, demokracinë, parimet dhe stilin e jetës së Europës.