Ekonomia

Reshjet, ARRSH: Kujdes në aksin Krumë-Qafë Prush- Plepa- Kam

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të hënën drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes sidomos kur të qarkullojnë në aksin rrugor Krumë-Qafë Prush- Plepa- Kam.

Shkak është bërë shembja masive e skarpatës së sipërme të rrugës, që bllokoi për disa minuta qarkullimin.

Por ndërhyrja e shpejtë e drejtorisë rajonale Shkodër, solli zhbllokimin. ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën, për shkak të reshjeve të dendura të orëve të fundit.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button