☁️
Tiranë 18°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,597 ▼1.6%
DOW 51,959 ▼0.73%
NASDAQ 25,512 ▼2.57%
NAFTA 103.34 ▲1.31%
ARI 3,916 ▼2.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,662 ▼ -4.96% ETH $2,232 ▼ -5.67% XRP $1.2504 ▼ -4.43% SOL $94.7900 ▼ -7.5%
S&P 500 7,597 ▼1.6 % DOW 51,959 ▼0.73 % NASDAQ 25,512 ▼2.57 % NAFTA 103.34 ▲1.31 % ARI 3,916 ▼2.87 % S&P 500 7,597 ▼1.6 % DOW 51,959 ▼0.73 % NASDAQ 25,512 ▼2.57 % NAFTA 103.34 ▲1.31 % ARI 3,916 ▼2.87 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027 pas konsultimeve me partitë, do votohet më 9 maj! (DOKUMENTI)

Zgjedhjet lokale mbahen më 9 maj 2027: Presidenti Begaj dekretoi datën

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin e vitit 2027, si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Vendimi nga kreu i shtetit u mor pas konsultimeve me përfaqësues të forcave politike në Kuvend dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, ku kjo datë u sugjerua për t’u dhënë më shumë kohë përgatitjeve zgjedhore.

Presidenti u ka bërë thirrje partive politike të zhvillojnë një proces të drejtë, konkurrues dhe transparent, në përputhje me standardet demokratike.

Sot, Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj.

Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri. Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera preferuan t’i qëndrojnë larg konsultës, sikurse nuk bënë publik asnjë parapëlqim partiak lidhur me datën e zgjedhjeve.

Subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese. Partia Socialdemokrate gjithashtu parapëlqen këtë datë.

Data 9 maj 2027 nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik; palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.