☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,604 ▼1.51%
DOW 51,991 ▼0.67%
NASDAQ 25,520 ▼2.54%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,906 ▼3.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,560 ▼ -4.72% ETH $2,239 ▼ -5.06% XRP $1.2510 ▼ -3.87% SOL $95.3600 ▼ -6.59%
S&P 500 7,604 ▼1.51 % DOW 51,991 ▼0.67 % NASDAQ 25,520 ▼2.54 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,906 ▼3.11 % S&P 500 7,604 ▼1.51 % DOW 51,991 ▼0.67 % NASDAQ 25,520 ▼2.54 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,906 ▼3.11 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Kos prezanton më 4 nëntor raportin e zgjerimit të BE-së për vitin 2026

– Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos do të prezantojë më 4 nëntor raportin e vitit 2026 për zgjerimin e Bashkimit Evropian, njoftoi sot Parlamenti Evropian, sipas “European Western Balkans”.

Ky raport përmban vlerësimet e Komisionit Evropian për 10 vende që janë kandidate ose kandidate potenciale për anëtarësim në BE.

Në raport do të shqyrtohet përparimi i secilit vend, në zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Pas publikimit të vlerësimeve, raportuesit e përhershëm të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian do të përgatisin projektrezoluta të veçanta për secilin vend.

Këto rezoluta do të përmbajnë qëndrimet dhe rekomandimet e Parlamentit Evropian, për hapat që duhet të ndërmarrë secili vend, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Më 5 nëntor, Parlamenti Evropian do të zhvillojë gjithashtu një diskutim për instrumentet e mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës.

Anëtarët e Komisionit për Punët e Jashtme dhe të Komisionit për Buxhetet, do të organizojnë së bashku takime për të shqyrtuar zbatimin e instrumenteve financiare, që mbështesin reformat dhe zhvillimin ekonomik në këto vende.

Në këto takime do të shqyrtohet, instrumenti për reforma dhe rritje ekonomike për Ballkanin Perëndimor; instrumenti për reforma dhe rritje ekonomike për Moldavinë dhe instrumenti i mbështetjes për Ukrainën.

Ndërkohë, Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, do të informojë eurodeputetët për ecurinë e zbatimit të reformave në këto vende dhe për shpërndarjen e fondeve të BE-së. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.