Bota

Belgjikë, greva e përgjithshme paralizon aeroportet, portet dhe hekurudhën

Greva nacionale në të cilën punëtorët kërkojnë rritjen e pagave, ka paralizuar aeroportet, portet dhe hekurudhën në Belgjikë, ndërsa qindra fabrika janë mbyllur.

Sindikatat protestojnë për shkak të kufizimit të rritjes së pagave në kohën e rritjes ekonomike dhe dëshirojnë kushte më të mira për shkuarjen e përkohshme në pension, pagë më të lartë minimale dhe përmirësimin e edukimit në punë.

Qeveria e qendrës së djathtë e Charles Michel momentalisht nuk mund t’u përgjigjet këtyre kërkesave, meqë vepron në mandatin e parakohshëm pasi në fund të vitit të kaluar u shpërbë koalicioni të cilin e formoi.

Të mërkurën thuajse nuk ka pasur avion që ka ateruar në aeroportet e Belgjikës, as që ka fluturuar, meqë kontrollorët e aviacionit ajror nuk mund të garantonin sigurinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button