⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.08% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1610 ▼ -2.15% SOL $89.7600 ▼ -0.41%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Belshi kundër hartës së re territoriale, banorët protestojnë ndaj bashkimit me Elbasanin

Kundërshtimet ndaj hartës së re administrativo-territoriale janë shtrirë edhe në Belsh, ku këtë të shtunë banorët kanë dalë në protestë kundër propozimit për bashkimin e bashkisë së tyre me Bashkinë e Elbasanit.

Qytetarët shprehen se kjo reformë rrezikon të dobësojë përfaqësimin lokal dhe të cenojë interesat e komunitetit, duke larguar vendimmarrjen nga banorët e zonës.

Në shenjë kundërshtimi, protestuesit kanë firmosur një peticion, përmes të cilit kërkojnë rishikimin e propozimit për hartën e re administrativo-territoriale.

Banorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat dhe se ato mund të përshkallëzohen nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.

Kundërshtimet ndaj reformës territoriale nisën fillimisht në Prrenjas, ku prej disa ditësh banorë të shumtë po protestojnë kundër bashkimit të kësaj bashkie me Librazhdin.

Sipas propozimit të Partisë Socialiste për ndarjen e re administrativo-territoriale, numri i bashkive në qarkun e Elbasanit pritet të reduktohet nga shtatë në katër. Reforma parashikon bashkimin e Bashkisë së Prrenjasit me Librazhdin, ndërsa bashkitë Belsh dhe Cërrik do të bashkoheshin me Bashkinë e Elbasanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.