Ben Blushi sërish kritik ndaj qeverisë: Po asistojmë funeralin e “Rilindjes”
Deputeti socialist Ben Blushi, shfaqet sërish kritik ndaj qeverisë.
Në një shkrim të gjatë në gazetën Panorama, thotë se po asiston në funeralin e Rilindjes.
Sipas Blushit, Rilindja është duke e groposur mediokriteti, hipokrizia dhe neveria.
Ai shkruan se po krijohet një gropë e madhe, që vetëm vjen duke u zgjeruar.
Blushi thotë se ka dy lloje rilindasish: krenaristët dhe kanabistët.
Të parët janë krenarë për çdo gjë, madje edhe për dështimet dhe mosarritjet, madje habiten se pse shqiptarët nuk i shohin dhe kuptojnë arritjet e tyre.
Kurse kanabistët janë ata që duan të fitojnë vetëm me ndihmën e shtetit.
“I quaj kanabistët pasi në kushtet kur reformat e krenaristëve nuk prodhuan dot më shumë vende pune, më pak taksa, më pak polarizim, më pak injorancë dhe më shumë kohezion social, ata dolën në sheshin e ideve dhe propozuan atë që në letërsi quhet ‘des ex machina’.
Gjuha e rilindistëve është një kollare që tundet në TV. Simboli i tyre është një papagall që bën selfie”, shkruan Blushi.
Shkrimin e plote mund ta lexoni ketu