☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,441 ▼ -5.44% ETH $2,227 ▼ -4.38% XRP $1.2400 ▼ -3.34% SOL $94.2000 ▼ -6.07%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Benet Beci shkon drejtor i KESH-it, tek FSHZH-ja mbrin Dritan Agolli

Pas largimit të Benet Becit është mësuar emri i ri i drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Mësohet se në krye të këtij institucioni është emëruar Dritan Agolli, i cili ka qenë më herët ish administrator në Bashkinë e Tiranës, por edhe ish drejtor i Urbanistukës në këtë bashki.

Kujtojmë Benet Beci u emërua drejtor i ri i KESH pas shkarkimit të Agron Hetoja. Nga viti 2005 deri më sot, Beci mbante postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ai ka qenë gjithashtu edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën Shtator 2005–Janar 2008.

Kurse emri i Dritan Agollit është përmëndur në vitin 2013 lidhur me një pallat të ndërtuar, siç u tha në atë kohë,  nga Linda Rama, bashkëshortja e kryemnisrit Edi Rama. Madje prokuroria hapi një hetim ku Dritan Agolli u mor në pyetje “në cilësinë e personit që ka dijeni për lejen e dhënë për ngritjen e pallatit 5-katësh te Rruga e Elbasanit”.

Sipas Prokurorisë, ish-kreu i Urbanistikës në Bashki, Dritan Agolli, është personi i fundit që ka sigluar dosjen e lejes së ndërtimit para se ajo të kalonte në Këshillin e Rregullimit të Tiranës. “Agolli ka firmosur propozimin që zyra juridike dhe ajo e urbanistikës në Bashki, i kanë dhënë Këshillit të Rregullimit të Territorit, që leja e ndërtimit për pallatin të miratohej”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, në deklarimet e dhëna grupit të hetimit, Dritan Agolli ka shkarkuar përgjegjësinë tek ish-vartësit e tij në Bashkinë e Tiranës.

“Unë nuk kam kryer matje, as verifikime në terren. Kam parë dokumentet që më kanë sjellë specialistët. Ata më kanë relatuar se leja duhej dhënë, pasi i plotësonte kriteret ligjore dhe urbanistike”, mësohet të ketë thënë Dritan Agolli, gjatë dëshmisë së dhënë në Prokurorinë e Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.