☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,539 ▼ -5.28% ETH $2,234 ▼ -4.04% XRP $1.2412 ▼ -3.24% SOL $94.3600 ▼ -5.94%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

“PD-ja është parti bojkotesh”- Zgjedhjet vendore më 9 maj, Çupi: Berisha që tani e pranon humbjen, i ka frikë kutitë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar 9 majin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, duke përcaktuar kështu ditën e fundit të afatit të parashikuar nga Kodi Zgjedhor.

Pas dekretimit të datës, vëmendja politike është përqendruar te qëndrimet e opozitës dhe përgatitjet për procesin zgjedhor. Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për ABC News, ka komentuar strategjinë politike të Partisë Demokratike dhe qëndrimin e Sali Berishës ndaj zgjedhjeve.

Sipas Çupit, opozita po shfaq kundërshti ndaj institucioneve kushtetuese dhe procesit zgjedhor, ndërsa Berisha, sipas tij, ka frikë nga përballja me kutinë e votimit. Analisti e cilësoi PD-në si një parti që ka ndjekur vazhdimisht bojkotin, duke iu referuar qëndrimeve të saj në procese të ndryshme politike dhe institucionale.

“Saliu preferon dhunën dhe kërcënimet. Opozita nuk pranon Kushtetutën dhe Presidentin. Berisha që tani e pranon humbjen dhe e kundërshton.

Çfarë pret?! Berisha nuk e ka më garën me elektoratin, por e ka garën me ata aty që i ka rreth e rrotull dhe luan me të njëjtën enë me partitë e vogla që ka atje, i kundërshton. Berisha ka frikë nga kutia e votimit. PD i ka bojkotuar zgjedhjet disa herë.

Nuk dihet se si mbijeton me këto mënyra. Ka bojkotuar reformën territoriale, mandatet e veta, me qindra herë ka bojkotuar zgjedhje, edhe vetë Kushtetutën ka bojkotuar. Krijon mosmësimin maksimal te njerëzit që u kërkon që ta votojnë. PD është një parti bojkotesh”, tha Frrok Çupi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.