☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.44 ▼0.97%
ARI 4,369 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,470 ▲ +0.96% ETH $2,445 ▲ +1.99% XRP $1.3018 ▲ +1.3% SOL $100.0500 ▲ +3.23%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.44 ▼0.97 % ARI 4,369 ▼0.42 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.44 ▼0.97 % ARI 4,369 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Sporti

Benfika thyen “tersin” Milan

Benfika e Lisbonës arriti fitoren e parë në histori kundër Milanit. Në takimin e shtatë midis tyre, luajtur në stadiumin Meazza të Milanos për raundin e parë të Europa League, portugezët fituan 0-2 pas një loje më të mirë se italianët, të vërshëllyer nga tifozët e tyre.

Benfika e Lisbonës arriti një sukses historik duke mundur për herë të parë Milanin, në ndeshjen e raundit të parë të Europa League. Para takimit në San Siro, fituar 2-0 nga portugezët, dy skuadrat ishin ndeshur gjashtë herë, me katër fitore të italianëve dhe dy barazime.

Benfika e nis lojën me qarkullim të shpejtë të topit, çka e vë Milanin në vështirësi, duke e ndjerë mungesën e Modriç e Pulisiç. Por teksa kuqezinjtë arrijnë të kapin ritmin e lojës, Benfika i godet, duke shënuar në minutën e 16-të, me Lukebakio, që gjuan saktë me të majtën në hyrje të zonës.

Vetëm tri minuta më pas portugezët janë pranë dyfishimit, kur gjuan Sudakov dhe topi përplaset në shtyllë. Milan përpiqet të organizohet, por rezultati nuk ndryshon dhe skuadrat shkojnë në pushim nën vërshëllimat e tifozëve në San Siro, të pakënaqur me skuadrën e tyre.

Me nisjen e pjesës së dytë Milan duket më i vendosur dhe rrezikon në minutën e pestë, por rrjetën e tund edhe njëherë Benfika. Në minutën e 53-të, Kaminski gjuan me të djathtën brenda zonës dhe mposht Maignan.

Edhe pse tashmë ka një malore të fortë përpara, Milan nuk dorëzohet dhe shtyn fort për të shënuar. Benfika qëndron e qetë dhe përpiqet të administrojë rezultatin, ndërkohë që italianët e zhvendosin lojën para zonës portugeze.

Por të gjitha përpjekjet e kuqezinjve nuk prodhuan asnjë gol dhe Benfica arrin, plot meritë, suksesin e parë në edicionin e ri të Europa League.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.