Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,251 ▲0.71%
NASDAQ 22,799 ▲0.72%
NAFTA 97.31 ▲3.07%
ARI 4,814 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,449 ▲ +1.08% ETH $2,219 ▼ -0.13% XRP $1.3571 ▼ -0.13% SOL $84.0500 ▲ +0.66%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,251 ▲0.71 % NASDAQ 22,799 ▲0.72 % NAFTA 97.31 ▲3.07 % ARI 4,814 ▲0.76 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,251 ▲0.71 % NASDAQ 22,799 ▲0.72 % NAFTA 97.31 ▲3.07 % ARI 4,814 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Beqaj: Specializime, së shpejti 18 kuota për kardiologji

Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Agim-Dobi-525x350Në takimin Ndërkombëtar me temë “Sfidat e Reja në Kardiologjinë Intervencionuese, Kardiokirurgji dhe Elektroiziologji”, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj theksoi rëndësinë e kërkimit shkencor në mjekësi.

Ky takim u organizua nga Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë, Shoqata e Kardiologjisë Invazive Shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ku ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zv/ministri i Arsimit Arbian Mazniku, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Ali Rifatllari, Shef i Shërbimeve, Artan Goda.

Ministri  Beqaj duke iu referuar burimeve të pakta njerëzore për kirurgë dhe kardiokirugë u shpreh se “së bashku me Ministrinë e Arsimit janë duke punuar për të specializuar njerëz në këtë fushe, specializime që do të hapen këtë vit, ku 18 kuota do të jenë në kardiologji, 12 kuota fikse dhe 6 të lira  “. Ndërkaq, Ministri Beqaj u ndal në disa momente kyçe gjatë fjalës së tij.

“Sëmundjet vaskulare dhe tumorale janë përcaktuar qartë në programin e qeverisë si dy grup sëmundjet me të cilat ne do të meremi më shumë, pasi kanë prevalencë më të lartë në ditët e sotme’, tha ai. Më tej Beqaj shtoi se “ në shërbimin e Hemodinamikës në QSUT këtë vit,  kryhet një punë 40 % më e madhe si volum pasi kemi mundur të furnizojmë me 40 % me shumë materjale mjeksore”.

“Në korrik qeveria përjashtoi nga tatimi mbi vlerën e shtuar të gjitha pajisjet mjekësore të implatueshme”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Zv/ministri i Arsimit, Arbian Mazniku u shpreh se “Shqipëria është pjesë e projektit “Horizon 2020”  dhe kjo tregon hapat e rëndësishme që po bëhën në drejtim të rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndihmesës në mjekësi, si një ndër fushat më avangardë të shoqërisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.