Ekonomia

Beqiraj: Deri të hënën do të regjistrohen me nipt të gjithë fermerët

Zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj ka reaguar lidhur me protestat e fundit të fermerëve të Korçës dhe Devollit për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore. Znj. Beqiraj tha se reforma në bujqësi e nisur nga qeveria në gusht të vitit të kaluar, tenton formalizimin e sektorit të prodhimit bujqësor, ku kërkohet pajisja me nipt e fermerëve.

“Më 28 gusht 2014, ndryshim në ligjin për TVSH-në duke i dhënë mundësi të gjithë grumbulluesve të prodhimeve bujqësore, të vetëfaturonin produktin e marrë nga fermerët të pajisur me Nipt. Të gjithë fermerët mee xhiro poshtë 5 mln lekësh mund të pajisen me numër Nipt pranë drejtorive rajonale dhe ai është numër identifikimi që grumbulluesit përdorin kur bëjnë autofatura e tyre. Ky 20 për qindëshi i TVSh-së është subvencion total i fermerit të pajisur me Nipt. Ajo që bëri kjo reformë jo vetëm i dha mundësi fermerit ta shiste produktin e vet me çmimin e plotë, përfshi dhe TVSH po i dha mundësi të gjithë grumbulluesve të njihnin TVSH e kreditueshme dhe si shpenzim të gjithë vlerën e produktit pa TVSH të blerë nga fermeri”, bëri të ditur Beqiraj.

Beqiraj tha më tej se kjo reformë në bujqësi i krijon mundësi grumbulluesit të blejë produktin e fermerit dhe të verifikohet që ky produkt është shqiptar. Kjo reformë ka dhënë efektet e saj, synimi i së cilës ishte ulja e importit të produkteve bujqësore dhe rritja e eksportit të tyre.

Për protestat e ditëve të fundit të fermerëve të zonës së Korçës, znj. Beqiraj tha se drejtoritë rajonale tatimore do të punojnë me orare të zgjatura që deri të hënën të jenë regjistruar të gjithë fermerët. Ajo bëri të ditur se janë paraqitur gjithsej 10525 kërkesa për pajisje me nipt, dhe janë plotësuar 9187.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button