🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 84.86 ▲1.52%
ARI 4,109 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,792 ▼ -1.57% ETH $1,884 ▼ -2.06% XRP $1.0719 ▼ -1.16% SOL $73.5400 ▼ -0.94%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.86 ▲1.52 % ARI 4,109 ▼1.25 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.86 ▲1.52 % ARI 4,109 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Politika

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

https://omg10.com/4/11463930

“Reforma Territoriale është një reformë e një rëndësie jetike për komunitetet lokale dhe shoqërinë shqiptare. Antireforma territoriale e vitit 2014 u faktua në përfundimtare si një Levë Arkimedi për shpopullimin e Shqipërisë”.

Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë të përbashkët për shtyp me bashkëkryetarin e Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, si dhe me ekspertë të fushës.

Sipas tij, “reforma u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme si një shtyllë kryesore e platformës së Vaso Çubrilloviçit për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre”.

“Cilido që lexon elaboratet e akademikut racist kriminel, ai në epiqendër të platformës së tij për shpopullimin, për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë, përcakton përkeqësimin e shërbimeve, mungesën e shërbimeve, mungesën e infrastrukturës, përkeqësimin e infrastrukturës dhe në këtë mënyrë vështirësimin maksimal të jetës së tyre aty ky janë. Reforma që u përdor në vitin 2014, që solli nga 410 njësi vendore, bashki dhe komuna të marra së bashku, gjithsej 61 bashki apo njësi të qeverisjes vendore, ishte goditja më e rëndë që ajo që mund ta quajmë Shqipëria rurale, mori, dhe në tërësi Shqipëria, pasi pa Shqipëri rurale të zhvilluar nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar”, u shpreh Berisha, shkruan A2.

“Mbi 45 përqind e popullatës humbi shërbimet, humbi qeverisjen direkte me njerëz të zgjedhur prej saj. Humbi të gjithë perspektivën e jetesës në komunat ku jetonin. Koha për Shqipërinë rurale ndaloi. Unë ftoj mediat të shkojnë në ish-komunën Shëngjergj, tani është fshati Shëngjergj, ishte një miku im, prandaj po ua them, çfarë i thanë: nga viti 2013 gjer sot, në këtë zonë nuk është investuar një qindarkë. Por u them unë ju, se në atë zonë dhe përtej asaj zone, janë disa nga potencialet malore turistike më mahnitëse të vendit. Por, përtej Shëngjergjit, për të ecur përtej tyre, rruga është vështirësisht e kalueshme. Shkoni në çdo komunë. Asnjë investim. Shkoni në Baldushk, investimi i vetëm mashtrimi i Erion Veliajt, që ndërtoi muzeun që u gjet i mbushur me thasë dafine për të vjedhur 400 milionë lekë. Shkoni në Prezë, në Ndroq, jeta, koha ka ndaluar në raport me zhvillimin dhe atyre u mbetet vetëm largimi. Koha është e pamëshirë, shërbime nuk kanë. Nuk u lehtësua tregu i tyre. 3.2 miliardë euro u vodhën në pllakat e qendrave të qyteteve”, shtoi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.