🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,589 ▲ +1.03% ETH $1,594 ▲ +0.9% XRP $1.0592 ▲ +1.54% SOL $71.8700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Politika

Berisha: Askush nuk mund të riorganizojë PD përveç nesh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi këtë të mërkurë, 3 qershor, grupin parlamentar të kësaj force politike.

Ai u shpreh se përveç demokratëve, askush nuk mund të riorganizojë kampin blu. Kryedemokrati shtoi gjithashtu se ripërtëritja është kërkesë e qytetarëve dhe delegatëve.

Ne pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re. Në një kohë të re në të cilën kërkohet që çdonjëri prej nesh të përsërisë nga mëngjesi në darkë, jo një, por qindra herë fjalën: ripërtëritje, vizion, modernizim, organizim. Rruga e vetme e përmbushjes së misionit tonë kalon në këto drejtime. Kilometri i fundit i maratonës sonë do mund të përshkohet me sukses vetëm atëherë kur ne, në radhë të parë ne si deputetë, pas të gjithash ne si deputetë, ne si drejtues dhe më pas drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Demokratike në çdo nivel, do ndalen t’i përsërisin vetes këtë moto. Dhe çfarë duhet të bëjmë ne? Kjo është rruga e sigurt që ne të përballemi me sukses me pushtetin dhe regjimin e kalbur të Edi Ramës. Kjo është rruga e sigurt e transformimit të opozitës, e vitalizimit të saj, e mbjelljes kudo të shpresës për shqiptarët. Rruga e cila çon Partinë Demokratike në përmbushje të plotë të misionit të saj, rikthimit të votës së lirë dhe fitores së saj në zgjedhjet e përgjithshme. Mendoj dhe besoj se në këtë moto ka gjithçka reale, gjithçka plotësisht të arritshme dhe gjithçka jetike të domosdoshme për ne. Nuk janë dhe nuk do të jetë askush tjetër përveç nesh që do zhvillojmë, do promovojmë vizionin e kësaj partie. Nuk është askush tjetër përveç nesh që do modernizojë në çdo segment këtë parti. Nuk është askush tjetër përveç nesh që do riorganizojë plotësisht Partinë Demokratike“, tha ai.

Në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.