Politika

Berisha: Dekorimet nuk kanë lidhje me statusin e veteranit

Sali Berisha, në një takim me gazetarët ditën e mërkurë, iu kundërpërgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili nga Shkodra deklaroi një ditë më parë se dekorimi i torturuesve të At Zef Pllumit dhe Sami Rrepishtit erdhi për shkak se kur Sali Berisha ishte president i vendit, i kishte dhënë statusin e veteranit këtyre personave dhe Ministria e Mbrojtjes thjesht bëri një veprim mekanik.

Por, sipas ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PD-së, ligji i veteranit nuk ka aspak lidhje me dekorimet.

“Rama shkoi në Shkodër si krimineli në vendin e krimit, pasi Shkodra ka qenë një nga armiqtë kryesorë të Enver Hoxhës, bashkë me kosovarët dhe grekët. Ishte një përçartje jo e denjë për një njeri normal dhe të qytetëruar. Me një ligjëratë të gjatë më fajësoi mua. Dua të sqaroj se statusi i veteranit njeh pjesëmarrjen në luftë të një grupi të gjerë personash, por ky ligj nuk jep dekorata”, theksoi Berisha.

“Unë kam bërë ligjin e lustracionit, me të cilin përjashtova nga të gjitha funksionet publike të gjithë ish-xhelatët e viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Nuk kam dekoruar Nexhmije Hoxhën, siç u tha dje. Kundërshtari më i egër i këtij ligji u bë Edi Rama dhe partia e tij, që e çoi këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, e cila ia plotësoi kërkesën Edi Ramës”, shtoi Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button