☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.97 ▲3.23%
ARI 4,098 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $75,949 ▼ -5.38% ETH $2,234 ▼ -7.63% XRP $1.2236 ▼ -6.21% SOL $90.1400 ▼ -4.96%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.97 ▲3.23 % ARI 4,098 ▲0.61 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.97 ▲3.23 % ARI 4,098 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha dhe Rama janë njësoj? Ish-Kryeministri: Mashtri i madh sa mali i Dajtit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me krahasimin që bëhet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, arma më e rrezikshme propagandistike e përdorur ndaj tij dhe PD-së është përpjekja për të krahasuar të pakrahasueshmen.

Berisha theksoi se gjatë karrierës së tij ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga pushteti, duke përmendur edhe dorëheqjen nga postin i Presidentit të Republikës duke e cilësuar si një nga momentet më të vështira për partinë e tij.

Ai theksoi se gjatë periudhës që drejtoi qeverinë, ka respektuar parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve.

“Arma strategjike propagandistike më e rrezikshme është arma e barazimit e krahasimit të pakrahasueshmes midis nesh dhe Edi Ramës. Midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Prit për mua kjo ishte vazhdimi i melodisë fajin e ka Saliu, s’kishte asgjë të re por problemi është se kjo ishte vetëvrasja. Pse ishte vetëvrasja?

Qoftë se ti thua se Sali Berisha dhe Edi Rama janë njëlloj, t’i bëjnë një mashtrim të madh sa mali i Dajtit. Pse? Sali Berisha gjatë karrierës së tij politike ka dhënë dorëheqje. Është larguar fare nga politika pothuajse veç se ka ngelur deputetë.

Ka dhënë dorëheqje nga presidentë republike në një kohë kur partia ishte e tij ishte bërë copë-copë, e ka mbledhur dhe i ka përzënë me votë të lirë ata që erdhën me armë në pushtet. Sali Berisha gjatë periudhës së tij, gjatë periudhës së tij në pushtet 2005-2013, disponoi në parimin më themelor kushtetues të një demokracie, të ndarjes së pushteteve, siç thonë studiuesit jo miqësorë tanë, kishte 48% të pushtetit”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.