Berisha flet pas daljes nga SPAK: Kishin mbushur korridorin me dosje
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, në kuadër të çështjes për ish-kompleksin sportiv “Partizani”.
Pas paraqitjes në SPAK, Berisha tha se ka lënë një shënim.
“Tani ju jeni të gjithë kuriozë se çfarë gjeta unë aty. Aty, të gjithë po bënin gati valixhet.
Po bënin gati valixhet, kishin mbushur korridorin me dosje që duket po i çonin t’i djegin dhe po brohorisnin rroftë Partia Socialiste”, tha ai.
Më tej, kreu i PD-së akuzoi SPAK-un se ka heshtur për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke pretenduar se ato dëmtojnë hetimet dhe procesin e akuzës.
“SPAK heshti si fija e barit kur Rama për ligjin që i jep goditje fatale hetimit, sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘Rroftë Partia Socialiste. Ndërkohë, unë u informova nga Strasburgu se Këshilli i Evropës nuk është absolutisht dakord në asnjë nga këto”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, heshtja e SPAK-ut për këto ndryshime tregon se institucioni është pjesë e një komploti për “të shkatërruar hetuesinë”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.