☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,019 ▼ -0.07% ETH $2,248 ▲ +0.5% XRP $1.1719 ▼ -1.85% SOL $90.0500 ▲ +0.07%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha flet për investimin në Zvërnec: Investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi investimin e planifikuar nw Zvërnec si ndër më seriozët që Shqipëria ka njohur në 13 vitet e fundit, duke akuzuar Partinë Socialiste se po tenton të pengojë realizimin e tij.

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha theksoi se investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e vendit dhe se PD ka qenë gjithmonë mbështetëse e tyre.

Ai rikujtoi periudhën e qeverisjes së demokratëve, kur sipas tij u garantuan projektet më të mëdha në historinë e Shqipërisë, si Trans Adriatic Pipeline, Kaskada e Devollit dhe Kaskada e Fanit, me një vlerë totale prej 12 miliardë eurosh.

“Tani po largohem për shkak të mëkateve të mia’, sepse kemi të bëjmë me një zinxhir të pafund hipokrizie. Njësoj si duart e kapura në qark. Erdhi sot këtu? U shfaq? Ku është? Ku e keni? I dha një mbështetje këtij tjetrit këtu dhe vazhdoi mashtrimin e tij., Por, në gjithë këtë histori, çfarë kemi? Investitori i vetëm i huaj në 13 vite po përballet me përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria. Po jua them qartë: prej 13 vitesh nuk ka asnjë investitor të huaj të rëndësishëm në tokën shqiptare.” tha ai.

Duke rikujtuar periudhën e qeverisjes së PD-së, Berisha theksoi se gjatë viteve 2008–2013 u garantuan investimet më të mëdha në historinë e vendit.

“Vetëm në fushën e energjetikës, 12 miliardë euro. Projekti i Trans Adriatik, Kaskada e Devollit, Kaskada e Fanit. Nga 2008 në 2013 investimet u variuan nga 1.2 në 1.4 miliardë euro,” tha ai, duke e cilësuar këtë si një periudhë të artë për investimet e huaja.

Kreu i PD-së akuzoi mazhorancën se po tenton të marrë aksionet e investitorit në aeroportin e Vlorës, duke e cilësuar këtë si “interesa strikt mafioze”.

Ai u ndal edhe tek protestat e banorëve në Zvërnec, duke denoncuar mënyrën se si një qytetar u rrëmbye gjatë protestës paqësore.

“E rrëmbyen barbarisht, dhe tani komunikatat thonë se ishte futur në territor, kur videot treguan se ishte jashtë. Po sa herë e keni bërë me protestuesit paqësorë në Tiranë?” – tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.