🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $60,283 ▼ -2.7% ETH $1,696 ▼ -3.34% XRP $0.9253 ▼ -2.71% SOL $70.4700 ▼ -1.28%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha: Ftoj të gjithë shqiptarët me 28 Nëntor, të gjithë në Tiranë, të ngrihemi në lartësinë e flamurit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri thirrje për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë më 28 nëntor.

Përmes një komunikimi live në Facebook Berisha theksoi se “cilido që konsideron votën e lirë si zemrën e demokracisë dhe të lirisë duhet të bashkohet”.

“Unë i siguroj shqiptarët se Partia Demokratike nuk do të ndërpresë kurrë përpjekjen dhe betejën e saj kundër narkodiktaturës së Edi Ramës.

Por sot është më e domosdoshme se kurrë të bashkohemi, siç jemi bashkuar në momente kritike të kombit.

Por për hir të së vërtetës, pa shkuar larg, siç u bashkuam dhe në muajin qershor të këtij viti, ku bulevardi i Tiranës, sheshet dhe rrugët e Tiranës u mbushën me qytetarë të të gjitha bindjeve politike kundër të keqes më të madhe që ishte Edi Rama.

Të dashur miq, kishte prej tyre vërtet specialistë, ekspertë, po dhe qytetarë me një ndërgjegje të lartë mjedisore.

Kishte të tjerë që nuk mund të pranonin kurrë shkeljen e parimeve të pronësisë, por në tërësi ai uragan u ngrit kundër diktaturës, vjedhjeve të tmerrshme të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale qeverisë.

Ai bashkim i madh duhet të jetë frymëzim për çdo shqiptar të bashkohemi në mënyrë që të votojmë të lirë.

Cilido që konsideron votën e lirë si zemrën e demokracisë dhe të lirisë duhet të bashkohemi.

Zgjedhje në diktaturë nuk ka. Zgjedhjet në diktaturë i bën partia shtet dhe ato janë farsë.

Unë ftoj të gjithë shqiptarët me 28 Nëntor, të gjithë në Tiranë, të ngrihemi në lartësinë e flamurit, të nderojmë më shumë se kurrë sepse ka nevojë më të madhe flamuri që sheh kombin e tij të tretet, të largohet, të braktisë vendin.

Le t’i tregojmë ne me 28 se s’pajtohemi kurrë, se do t’i japim përgjigjen më të merituar armikut të egër ekzistencial të shqiptarëve Edi Ramës dhe regjimit të tij”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.