Zbardhen porositë e Ramës në Asamblenë e Tiranës: Nuk ka konflikt të brendshëm në PS
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në pjesën e mbyllur të Asamblesë së PS-së, kryeministri Rama u ka kërkuar të gjithëve që të punojnë në terren, pasi sipas tij nuk ka konflikt të brendshëm në PS.
Një mesazh kryesocialisti e ka pasur edhe për këshilltarët bashkiakë socialistë, ku ka thënë se nuk është e nevojshme të bëni rezoluta (duke iu referuar Halit Valterit).
Si në pjesën mediatike, edhe në atë pa media, Rama ka kërkuar që të mos hiqet njeri nga puna në bashki.
Po ashtu, në mbledhjen e mbyllur nuk është përmendur asnjë kandidat për Tiranën.
Më 29 tetor, Halit Valteri ka lexuar një rezolutë të këshilltarëve socialistë për sa i përket transferimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.