⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi me breshër 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 91.80 ▼0.62%
ARI 4,386 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,721 ▲ +6.85% ETH $2,782 ▲ +5.36% XRP $1.5671 ▲ +11.32% SOL $119.7800 ▲ +8.54%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.80 ▼0.62 % ARI 4,386 ▲0.06 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.80 ▼0.62 % ARI 4,386 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Berisha gjen alibi të re! Arsyet e disfatës, fajëson ambasadoren amerikane

Arsyet e disfatës elektorale Sali Berisha i gjeti sot tek rruga e Elbasanit.
Ai fajësoi diplomaten amerikane Yuri Kim, për humbjen e thellë duke e bërë pjesë të asaj që Sali Berisha e pagëzoi si mafia ndërkombëtare  që lëvizi sipas tij çdo gur për ti hapur rrugë fitores se Edi Ramës

“Mafia shqiptare dhe ndërkombëtare, u përpoq të bëjë gjithçka që ne të mos ishim aktorë në zgjedhje në vendin tonë.  Edi Rama, me ndihmën e ish-ambasadores amerikane, McGonigalit me fustan, ndërhyri në procesin gjyqësor në kundërshtim me çdo parim të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe i mori forcës politike vulën, logon, tre ditë para fillimit të fushatës, me qëllimin që kjo forcë politike të mos hynte në fushatë. Por, ne nuk mund të binim viktimë e një akti antishqiptar, antidemokratik të mafies së Edi Ramës dhe George Sorosit. Kjo nuk mund të ndodhte.”- tha Berisha.

Edhe pse pretendon se ka arsye shumë për tu rebeluar, Sali Berisha ka hedhur pas krahëve opozitën agresive dhe Edi Ramën nuk ka ndërmend ta largoje nga pushteti me dhunë.

Pasi dështoi të rrëzojë Ramën me protesta, ai por po përpiqet të bindë besniket e tij për tu rikthyer sërish në rrugë.

“A i kemi bërë përpjekjet gjer sot, jo si kemi bërë. Në vitin 2000 ne ishim copë copë nga 97, Rama na e mori Bashkinë E Tiranës, kemi protestuar dhe i kemi rënë atij bulevardi 45 ditë, fillimisht as 300 vetë, më vonë u bëmë një mijë dhe më shumë. PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë. Tani nuk mund të qëndrojmë vetëm në fushën e fjalëve. Ne do qëndrojmë. Demokratët, në kushte shumë të vështira, kur kanë qenë shumë herë më pak se kaq, kanë ditur të mbrojnë opozitarizmin. Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, Edi Rama dhe qeveria e tij.”– tha Rama.

Por, edhe për revolucionin e ri demokratet mesa duket do duhet të presin vjeshtën.

“Do bëjmë analizën dhe do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme.”- tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.