Berisha: Jemi krah studentëve, do triumfojnë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se forca politike që ai drejton është krah studentëve në protestën e tyre.
Në një deklaratë për mediat, lideri demokrat theksoi se provokacionet ndaj Partisë Demokratike, përfshirë atë të organizuar në Shkodër ndaj selisë së saj, nuk do të kenë asnjë efekt në qëndrimin e PD-së.
“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore”, deklaroi Berisha.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Rama se asnjë provokacion nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për revoltën studentore. Në deklaratën për mediat, Berisha paralajmëroi Edi Ramën se, provokacionet ndaj Partisë Demokratike, përfshirë atë në Shkodër, nuk do të ndikojnë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore. Ai theksoi se PD do të qëndrojë në krah të studentëve deri në fitore.
“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore”, deklaroi Berisha. Lideri demokrat, Sali Berisha, shprehu me bindje se protesta studentore do të triumfojë, duke e përmbyllur deklaratën e tij me mesazhin: “Studentët do fitojnë.”
Deklarata e Kryetarit të PD, Sali Berisha:
Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.