☁️
Tiranë 17°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,724 ▲0.07%
DOW 52,060 ▲0.85%
NASDAQ 26,582 ▼0.42%
NAFTA 96.42 ▲2.68%
ARI 4,171 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,134 ▲ +0.1% ETH $2,435 ▼ -0.7% XRP $1.3377 ▼ -0.09% SOL $105.6300 ▲ +0.26%
S&P 500 7,724 ▲0.07 % DOW 52,060 ▲0.85 % NASDAQ 26,582 ▼0.42 % NAFTA 96.42 ▲2.68 % ARI 4,171 ▲1.54 % S&P 500 7,724 ▲0.07 % DOW 52,060 ▲0.85 % NASDAQ 26,582 ▼0.42 % NAFTA 96.42 ▲2.68 % ARI 4,171 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Politika

Bizneset e dëmtuara nga protesta, Ibrahimaj inspekton dëmet tek ‘Zogu i Zi’: Nuk janë studentë ata që shkatërr

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka shkuar te Zogu i Zi në Tiranë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestës.

Ajo ka kundërshtuar pretendimet se pas akteve të dhunës qëndrojnë studentët dhe u ka bërë thirrje bizneseve të dokumentojnë dëmet e pësuara. Ajo tha se pas shkatërrimeve qëndrojnë të njëjtët aktorë që, sipas saj, kanë dëmtuar vendin edhe më parë, këtë herë me ndihmë të huaj.

“Kam ardhur tek Zogu i Zi për të dokumentuar dhe për të parë nga afër dëmin që i është bërë bizneseve nga protestat. Nuk janë studentë ata që duan të shkatërrojnë qytetin. Nuk janë studentë ata që duan që mundi dhe djersa e prindërve të shokëve dhe shoqeve të tyre të dëmtohet dhe shkatërrohet. Është e njëjta dorë që ka dashur që Shqipërinë ta lejë mbrapa.

Është e njëjta dorë që ka shkatërruar shumë herë vendin, por kësaj radhë, ndryshe nga herët e tjera me ndihma të huaja që nuk duan që Shqipëria të përparojë e të futet në BE.

Unë u bëj thirrje të gjitha bizneseve që të dokumentojnë dëmet e bëra që Ministria e Ekonomisë dhe organet e drejtësisë të bënë detyrën e tyre dhe të adresojnë dëmet e bëra nga një dorë e pabesë që do të shohë Shqipërinë të shkatërruar” tha Ibrahimaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.