Koçiu reagon sërish për protestat: Të rinjtë të mos përdoren për interesa politike! Nuk e kanë vendin mes dhunës dhe k
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sërish lidhur me protestat, duke theksuar se të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë dhe të kërkojnë një të ardhme më të mirë, por nuk duhet të përfshihen në akte dhune apo të përdoren për interesa politike.
Në reagimin e saj, Koçiu nënvizon rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë, duke bërë dallimin mes shprehjes paqësore të pakënaqësisë dhe akteve të dhunshme.
“Të rinjtë kanë çdo të drejtë të protestojnë dhe të kërkojnë një të ardhme më të mirë, por askush nuk duhet t’i përfshijë ata në akte dhune apo t’i përdorë për interesa politike”, thekson Koçiu në reagimin e saj.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.