☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.40 ▼4.53%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,792 ▼ -0.21% ETH $2,283 ▲ +0.6% XRP $1.2488 ▼ -0.47% SOL $93.8100 ▼ -1.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha kritikon deklaratën e Zelenskyt për Kosovën: E papranueshme dhe jashtë çdo konteksti historik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron të papranueshme dhe jashtë çdo konteksti historik deklaratën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për Kosovën.

Një deklaratë që, siç thotë Berisha, bie ndesh me vendimet e marra nga NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara apo Gjykata Ndërkombëtare për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

“Serbia gjerë para pak kohësh ishte kali i Trojës i Kremlinit në Ballkan. Është Rusia e vogël, e cila shërbeu dhe vazhdon në një farë mënyre të shërbejë si prapavijë e fuqishme e Rusisë në Ballkan. Edhe në këtë kuadër, deklarata e presidentit Zelensky është jashtë çdo konteksti interesi për vendin e tij. Ndaj dhe Partia Demokratike e cilëson atë një deklaratë krejtësisht pa vend, krejtësisht të papranueshme, fatkeqe, në një vend që s’duhej bërë kurrë”, tha Berisha.

Por, pavarësisht kësaj deklarate të papranueshme të Zelenskyt, Berisha tha se partia që drejton nuk ndryshon qëndrim kundër agresionit rus ndaj popullit ukrainas.

“Nuk mund të bëhet fjalë që ne të ndryshojmë qëndrimin ndaj agresionit barbar rus ndaj popullit ukrainas dhe kombit ukrainas që po bën një luftë heroike”, tha ai.

Berisha u shpreh kritik edhe ndaj propozimit për një anëtarësim me të drejta të kufizuara në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Serbinë. Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama dhe presidentin serb Vuçiç se e kanë mbështetur këtë ide pa u konsultuar me qytetarët apo institucionet e vendeve të tyre.

Berisha theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me këtë propozim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.