☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,766 ▲0.02%
DOW 51,836 ▼0.41%
NASDAQ 27,210 ▲0.33%
NAFTA 90.98 ▼1.5%
ARI 4,374 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,489 ▲ +0.73% ETH $2,750 ▲ +0.25% XRP $1.5682 ▲ +4.89% SOL $117.7200 ▲ +0.22%
S&P 500 7,766 ▲0.02 % DOW 51,836 ▼0.41 % NASDAQ 27,210 ▲0.33 % NAFTA 90.98 ▼1.5 % ARI 4,374 ▼0.22 % S&P 500 7,766 ▲0.02 % DOW 51,836 ▼0.41 % NASDAQ 27,210 ▲0.33 % NAFTA 90.98 ▼1.5 % ARI 4,374 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Politika

Berisha me Tarquinion: Rama ka lidhje direkte me kartelet në Amerikën Latine! 47% e shqiptarëve kanë ikur

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi ditën e djeshme në selinë e PD-së një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin.

Gjatë takimit, Sali Berisha e informoi eurodeputetin për shqetësimet e opozitës mbi situatën politike, ekonomike dhe kriminale në vend. Berisha e cilësoi narkoshtetin si problemin kryesor të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për lidhje me strukturat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Reagimi i plotë:

Dje prita në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Marco Tarquino, Kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri – BE për Stabilizim-Asocimit. Zoti Tarquino është një mik i Shqipërisë, që i përket grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

E informova eurodeputin Tarquino se për Shqipërinë sot problemi më madhor me pasoja shkatërrimtare mbi demokracinë, ligjin, shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë është narkoshteti i kryesuar nga Edi Rama, i pari dhe i vetmi në Evropë. Në këtë kuadër, sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe ndër aksionerët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqipëri ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën.

Kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe në Amerikën Latine kanë lidhje direkte jo vetëm me policinë, gjykatat e prokurorinë, por kanë lidhje direkte të faktuara edhe me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Ramën, i cili pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe, në kundërshtim me ligjin, u jep licencë për kazino dhe hotel me pesë yje. Dosjet gjyqësore kanë faktuar se zyra e kryeministrit organizon takime trilaterale, si për shembull në Aruba, mes trafikantëve të drogës, ndërtuesve shqiptarë dhe përfaqësuesve të tij direktë.

Pasojat më të rënda të narkoshtetit janë në ekonominë e vendit. Në Shqipëri, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, janë zhvlerësuar euro dhe dollari. Monedhat më të fuqishme në planet janë zhvlerësuar përkatësisht me 32% dhe 35%, e po aq janë zhvlerësuar edhe eksportet e vendit. Për rrjedhojë, prodhimi industrial në Shqipëri, sipas Eurostat-it, ka rënë me 15.3%. Kurse treguesi i ndërtimit, sektor ku lahen paratë e drogës, është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së.

Pasojat më të rënda të narkoshtetit pasqyrohen me shokun demografik të pashembullt në historinë tonë. Po sipas Eurostat-it, në 10 vitet e fundit emigruan vetëm në zonën Schengen 1,099,000 qytetarë. Nëse shtohen edhe ata që kanë emigruar në zona të tjera, del se 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kanë rënë nën nivelin e 100 viteve më parë, kur Shqipëria kishte nën 1 milion banorë.

Problemi madhor lidhur me narkoshtetin qëndron te mohimi i tij, dhe në fakt ky mohim është mbështetje e tij, me dashje apo pa dashje. Po kështu, ideja se narkoshteti në Shqipëri mund të çmontohet nga dy apo tre prokurorë nuk është aspak realiste. Qëndrime të hapura politike kundër tij dhe masa të tjera ndaj regjimit janë të domosdoshme.

Duke pasur parasysh kushtet në të cilat u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe gjetjet e raporteve ndërkombëtare, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi nevojën për krijimin e një qeverie teknike si kusht i domosdoshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.