Berisha merr përsëri autorësinë e protestës, mesazh Ramës: Jep dorëheqjen! Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çaush
Kryedemokrati Sali Berisha, në një tjetër dalje për mediat, i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.
Berisha theksoi se PD, anëtarët dhe mbështetësit e saj në të gjithë vendin do të vijojnë të qëndrojnë në krah të studentëve, pavarësisht akteve të kryeministrit, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve.
“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do mund të cenojë mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike, anëtarëve, mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë, për protestën studentore”, deklaroi Berisha.
Në vijim, kreu i opozitës i bëri thirrje Ramës të largohet nga detyra, duke iu referuar Nicolae Çausheskut, ish-diktatorit rumun që u ekzekutua pas rrëzimit të regjimit në vitin 1989, dhe Ramiz Alisë, ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, i cili u largua nga pushteti gjatë tranzicionit politik.
“Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka, të japë dorëheqjen”, përfundoi Berisha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.