⛅
Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,942 ▲ +0.23% ETH $2,240 ▲ +0.31% XRP $1.1778 ▼ -3.39% SOL $90.1900 ▲ +0.5%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Prezenca e OSBE-së mbështet apelin e Presidentit Begaj për qetësi dhe dialog

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar publikisht duke mirëpritur mesazhin e sotëm të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili i bëri thirrje palëve për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes rrugëve politike.

Përmes një deklarate zyrtare, misioni diplomatik shprehu mbështetjen e tij për qëndrimin e Kreut të Shtetit dhe konfirmoi gatishmërinë për të asistuar në kapërcimin e situatës, duke nënvizuar se “ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës”.

Në këtë kuadër, OSBE-ja e vuri theksin te roli i saj si partnere e vendit në konsolidimin e institucioneve demokratike, duke deklaruar se “jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi pas protestave dhe akteve të dhunës të ditëve të fundit, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë të zgjedhin dialogun dhe maturinë.

Në një nje video mesazh, kreu i shtetit theksoi se zëri i çdo qytetari, veçanërisht i të rinjve, duhet të dëgjohet, por nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e problemeve.

Begaj apeloi për ruajtjen e qetësisë, respektimin e rendit kushtetues dhe angazhimin e të gjitha palëve në një proces dialogu në interes të rinisë dhe të Shqipërisë.

Të dashur qytetarë,

Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.

Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit.

Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim.

Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.

Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë.

U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues.

Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.