☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.85 ▲0.36%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,121 ▼ -5.29% ETH $2,241 ▼ -7.49% XRP $1.1939 ▼ -9.55% SOL $90.3200 ▼ -6.67%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.85 ▲0.36 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.85 ▲0.36 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha: Meta në kafazin prej xhami në gjykatë, trajtim çnjerëzor. Akte të urdhëruara nga Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas paraqitjes së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në Gjykatë ditën e djeshme (27 prill). Ai e cilësoi qëndrimin e Metës në kafazin prej xhami si një “trajtim çnjerëzor”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për hakmarrje politike.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Meta, ish-president i Republikës, ish-kryetar i parlamentit dhe ish-kryeministër, u paraqit në sallën e gjyqit i izoluar në një kafaz xhami “sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm”, ndonëse sipas tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për ndonjë vepër penale.

“Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për një vepër penale të çdo natyre qoftë ajo.

Ky akt çnjerëzor brutal, i urdhëruar direkt nga Edi Rama, riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike staliniste të Enver Hoxhës, babait shpirtëror të Edi Ramës, dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës. Ky akt hakmarrës i verbër nuk është një qëndrim i rastit dhe as i izoluar ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, zotit Ilir Meta”, tha Berisha.

Sipas Berishës, që nga dita e arrestimit në tetor të 2024, ndaj Metës “është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik periodik, madje edhe fizik”

“Ilir Meta u nxor me forcë në rrugë nga makina me të cilën udhëtonte nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, u tërhoq zvarrë dhe u godit para kamerave nga policë të porositur për aktin e tyre dhe si person nën hetim u dërgua në burg. Gjatë këtyre 17 muajve në burg, si person nën hetim dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj Ilir Metës, është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik periodik, madje edhe fizik. Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe më të rrezikshme. I janë dhunuar të drejtat kushtetuese më elementare”, deklaroi ai.

Berisha shtoi se PD i bën thirrje Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës “të ndërhyjë me urgjencë ndaj akteve të hakmarrjes primitive antikushtetuese ndaj Ilir Metës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.