☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,759 ▲0.47%
DOW 51,158 ▼0.04%
NASDAQ 27,373 ▲0.67%
NAFTA 90.21 ▼0.99%
ARI 4,160 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,135 ▼ -0.16% ETH $2,686 ▼ -0.49% XRP $1.4910 ▼ -0.79% SOL $119.2300 ▼ -1.94%
S&P 500 7,759 ▲0.47 % DOW 51,158 ▼0.04 % NASDAQ 27,373 ▲0.67 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,160 ▼0.06 % S&P 500 7,759 ▲0.47 % DOW 51,158 ▼0.04 % NASDAQ 27,373 ▲0.67 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,160 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha për rastin Hyseni: Bëheni avokatë të Ramës dhe ish-kreut të SHISH

Sali Berisha e riktheu në Kuvend çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke akuzuar mazhorancën se po shmang debatin parlamentar për rastin.

Gjatë fjalës së tij në seancë, kreu i PD-së tha se Kuvendi duhet të diskutojë atë që e cilësoi si “goditje fatale” ndaj shtetit shqiptar dhe ngriti pretendimin se Hyseni është rekrutuar nga grupe kriminale.

“Ju, në vend se të spostoni çdo gjë nga axhenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale, përfundimtare të shtetit shqiptar nga narkoshteti, asgjësimin përfundimtar të shtetit shqiptar nga narkoshteti i Edi Ramës, nuk bëni asgjë”, tha Berisha.

Ai vijoi me akuza ndaj deputetëve socialistë, duke pretenduar se ata po mbajnë qëndrim në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtoreshës së SHISH.

“Një pjesë e juaja ka porositur vrasje, një pjesë e juaja ka bërë pazaret më të fëlliqura me kartelet e drogës. Dhe tani bëhemi avokatë të Ramës dhe të Vlora Hysenit”, u shpreh ai.

Berisha tha se çështja duhet të trajtohet edhe në raport me interesat e sigurisë kombëtare dhe bashkëpunimit me aleatët.

“Ju vini mbi interesat e shqiptarëve, të Shqipërisë, por edhe mbi interesat e NATO-s e bashkëpunimit ndërkombëtar, interesat mafioze të një njeriu që s’ka as ligj e as moral, që sillet si padron në terren dhe ju si skllevër të tij”, deklaroi kreu i PD-së.

Në vijim, Berisha iu rikthye drejtpërdrejt rastit të ish-drejtoreshës së SHISH, duke ngritur pyetjen se përse mazhoranca nuk pranon një debat parlamentar.

“Si mund të shmangni ju një debat para shqiptarëve në një kohë kur shefen e SHISH-it e rekrutojnë bandat, mafia, kartelet? Ku e gjeni ju këtë moral dhe këtë justifikim? Jeni skllevër të padrinos”, tha ai.

Në përfundim, Berisha e cilësoi Kuvendin si një institucion që, sipas tij, nuk po mbron interesat e qytetarëve dhe akuzoi mazhorancën për mbështetje ndaj figurave të caktuara të politikës dhe krimit.

“Ky Kuvend duhet të zhduket sa më parë. Ky shkelmon çdo interes të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.