☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,874 ▲ +0.23% ETH $2,683 ▼ -0.05% XRP $1.4919 ▼ -0.46% SOL $119.7000 ▼ -0.03%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar pamje nga takimi i zhvilluar një ditë më parë në Korçë, ku u shfaq me mbështetës dhe foli për zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Por postimi i kryedemokratit është shoqëruar edhe me komente kritike nga qytetarët, të cilët janë ndalur te mungesa e tij në pritjen zyrtare për ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt.

Pritja e organizuar nga Ambasada Amerikane u zhvillua mbrëmjen e 2 tetorit, me pjesëmarrjen e rreth 130 të ftuarve, mes tyre përfaqësues të qeverisë, opozitës, drejtësisë dhe institucioneve të tjera. Berisha nuk ishte në listën e të ftuarve dhe kishte deklaruar se nuk kishte marrë ftesë.

Në komentet e tyre, disa qytetarë e lidhin drejtpërdrejt takimin e Berishës në Korçë me mungesën e tij në pritjen e ambasadorit amerikan.

“Ti gëzon se bëre takime në Korçë, po përse nuk ke ftesë për takimin me ambasadorin Amerikan!!??”, shkruan një qytetar.

Një tjetër komentues i drejtohet Berishës duke shkruar: “Bëj dhe album me ambasadorin amerikan se ke ngel vetëm me fotot e Mediut ortakut të Zenit”.

Kritikat vijojnë edhe me komente të tjera ndaj kryedemokratit. “Nxirr popullin në protesta o i mbaruar. Çfarë pret. Nëse s’të dalin njerëzit atëherë s’të votojnë më. Largohu nga PD”, shkruan një qytetar.

Në një tjetër koment bëhet ironi me mungesën e Berishës në aktivitetin diplomatik: “Ta kuptojnë kushdo, ajo Ambasadë Amerikane kudo në çdo cep të globit, nëse e bojkoton atë opozitë, ajo opozitë kurrë për jetë nuk vjen në pushtet me X kryeopozitarin aktual”.

Një tjetër komentues shkruan: “Po kur është radha për deputet fut qentë e vet, jo ata që kanë marrë vota nga populli, akoma me këtë mashtrues, akoma o shkoni mbrapa…”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.