Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $80,918 ▲ +0.78% ETH $2,329 ▲ +0.88% XRP $1.4312 ▲ +0.94% SOL $93.8200 ▲ +0.84%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: Rama po mashtron për integrimin, fshehu raportin e PE për zgjedhjet dhe korrupsionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një videomesazhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në atë që ai e quajti si “monologu i së dielës të kryeministrit” tentoi të fshehë raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke mos përmendur sipas tij asnjë nga problematikat e ngritura në raport për zgjedhjet, korrupsionin dhe procesin e integrimit europian.

Sipas Berishës, raporti “damkos zgjedhjet” në Shqipëri si një proces ku është zhdukur kufiri mes institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, ku sipas tij ka pasur blerje vote dhe financime të paligjshme.

Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se dokumenti i Parlamentit Europian ngre shqetësime për mungesën e rolit të parlamentit në procesin e integrimit, situatën e mediave, trajtimin e minoriteteve dhe nivelin e lartë të varfërisë tek fëmijët shqiptarë.

Ai u ndal edhe te kritikat ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, të cilën e cilësoi si një përpjekje për të minuar procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas Berishës, Rama shmangu çdo koment edhe për raportin IBAR dhe diskutimet mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa pretendoi se prej muajsh ndaj Shqipërisë po shtohen kushte dhe kërkesa të reja në rrugën drejt integrimit.

Në fund të deklaratës së tij, Berisha ironizoi deklaratat e Ramës për mediat dhe startup-et, duke e akuzuar kryeministrin se kontrollon shumicën e mediave në vend dhe përdor propagandën për të manipuluar opinionin publik.

“Në monologun e tij të mashtrimeve të së dielës, Edi Rama u ndal tek 9 maji dhe përsëri tentoi të mashtrojë shqiptarët, duke fshehur me të gjitha mediat e tij dhe në monologun e tij, pa shqipëruar asnjë fjalë, për raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Raport në të cilin damkosen zgjedhjet si një proces, në të cilën linja midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake u shua, vota u ble, financime të paligjshme etj., etj. Në raport ngrihet përsëri mungesa e rolit të parlamentit në procesin e integrimit, ndërkohë që, kërkohet që parlamenti të ketë një rol qendror. Denoncohet qëndrimi i qeverisë ndaj minoriteteve, ndaj mediave, qëndrimi i papërgjegjshëm ndaj fëmijëve shqiptarë, ku sipas raportit gjysma e tyre jetojnë të përjashtuar, apo në rrezik varfërie. Dënohet me forcë ‘Ballkani i Hapur’ dhe nismat e tjera, siç ishte letra Vuçiç-Rama në Frankfurt, Allgemeine Zeitung, si përpjekje për të minuar procesin e integrimit. Pra, Edi Rama fshehu një dokument themelor të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Sikundër, ai nuk shqiptoi një fjalë të vetme për raportin IBAR dhe Coelho, që e ka, që po e shqyrton atë raport, shumë e shumë herë, pa rënë dakord për variantin përfundimtar të tij, por duke shtuar gjithnjë e më shumë kushte dhe kërkesa nga vendet anëtare prej Shqipërisë, qysh prej 5 muajsh gjer sot. Në monologun e tij, ai foli për një startup, i cili duket se është Diella e mediave. Sipas Edi Ramës që kontrollon 90% të mediave, sot 60% të kohës e merr opozita. Çka do të thotë se Edi Rama i paguajka mediat, i shpall investitorë strategjikë, u jep miliona që t’i japin opozitës përparësi, një mashtrim i madh siç ishte Diella për luftën kundër korrupsionit”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.