☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.65 ▼1.38%
ARI 4,185 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,607 ▲ +0.77% ETH $2,427 ▲ +0.52% XRP $1.3108 ▲ +1.08% SOL $105.4100 ▲ +1.24%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.65 ▼1.38 % ARI 4,185 ▲0.1 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.65 ▼1.38 % ARI 4,185 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

Misioni MMX, Japonia planifikon të mbledhë mostra nga hëna Phobos

TOKIO, 19 tetor /ATSH-DPA/- Një sondë hapësinore japoneze, që transporton robotin eksplorues “Idefix”, të zhvilluar nga Franca dhe Gjermania, pritet të niset nesër drejt Marsit.

Plani është që roboti të ulet në Phobos, një nga dy hënat e Marsit, në vitin 2029.

Misioni pa ekuipazh, i quajtur “Martian Moons eXploration” (MMX), drejtohet nga Agjencia Japoneze e Eksplorimit Hapësinor (JAXA).

Qëllimi është që në vitin 2031 të sillen për herë të parë në Tokë, mostra të marra nga sipërfaqja e Phobos-it.

JAXA njoftoi se nisja ishte planifikuar nesër, në orën 04:41 sipas orës lokale japoneze.

Sonda do të niset nga baza hapësinore japoneze në Tanegashima, një ishull në jugperëndim të Japonisë, me anë të një rakete të tipit H3.

Phobos dhe Deimos, dy hënat e Marsit, së bashku me Hënën e Tokës, janë të vetmet hëna të planetëve në pjesën e brendshme të Sistemit Diellor.

Misioni MMX synon të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se si janë formuar dy hënat e Marsit.

Sipas JAXA-s, ai pritet të japë gjithashtu të dhëna të reja për formimin e Marsit dhe të Sistemit Diellor, si dhe për origjinën e jetës.

Roboti eksplorues “Idefix” është zhvilluar nga agjencitë hapësinore të Francës dhe Gjermanisë.

Emërtimi “Idefix” është marrë nga seria franceze e filmave vizatimorë dhe librave komikë “Asterix”.

Në versionin origjinal francez, ky është emri i qenit të vogël të personazhit “Asterix”.

Emri lidhet me shprehjen franceze “idée fixe”, që nënkupton një ide të ngulitur ose një mendim që të fiksohet në mendje. Në versionin anglisht të serisë, qeni quhet “Dogmatix”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.