☁️
Tiranë 18°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.07 ▼1.87%
ARI 3,787 ▼1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,562 ▲ +0.27% ETH $1,811 ▼ -0.01% XRP $0.9988 ▲ +4.42% SOL $75.1000 ▲ +3.67%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.07 ▼1.87 % ARI 3,787 ▼1.99 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.07 ▼1.87 % ARI 3,787 ▼1.99 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha: S’keni legjitimitet të merreni me buxhetin, me paketën fiskale do varfëroni më shumë shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër mazhorancën gjatë fjalës së tij në seancën plenare, duke vënë në qendër të kritikave projektbuxhetin e vitit 2027 dhe ndryshimet në legjislacionin fiskal. Berisha deklaroi se qeveria ka humbur legjitimitetin për të diskutuar buxhetin, ndërsa akuzoi mazhorancën për korrupsion dhe përkeqësim të gjendjes ekonomike të qytetarëve. Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati iu drejtua deputetëve të mazhorancës me tone të ashpra, duke përmendur edhe atë që e cilësoi si “bandën e Lalzit”, ndërsa pretendoi se ata nuk kanë më të drejtë morale dhe ligjore të merren me çështjet e buxhetit.

“Banda e Lalzit, e kuptoni ju çfarë përshtypje keni bërë te shqiptarët? E kuptoni që vetëm zyrtarë nuk jeni më? Padrino gjithë fjalën e kishte kundër jush, se po i del fundi? E kuptoni se s’keni të drejtë morale, ligjore të merreni me buxhetin? Nuk keni asnjë të drejtë të merreni me çështje buxheti, ju keni humbur çdo legjitimitet. Keni dalë nga zgjedhjet duke mbrojtur korrupsionin?”, deklaroi Berisha.

Më tej, kreu i PD-së akuzoi qeverinë për abuzim me fondet publike dhe e cilësoi paketën fiskale si një mekanizëm që, sipas tij, do të rëndojë më tej mbi qytetarët.

“10 miliardë vjedhje, me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve. A jetoni në Shqipëri apo jo? Eurostat deklaroi dje se për shqiptarët të ardhurat janë rritur, varfëria është shtuar. E dini përse po ndodh kjo?”, u shpreh ai.

Berisha argumentoi se rritja e të ardhurave për frymë nuk reflekton domosdoshmërisht përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, duke pretenduar se treguesit ekonomikë nuk pasqyrojnë realitetin e çmimeve në Shqipëri.

“Sepse është pjesëtuar prodhimi i përgjithshëm për frymë me gjithsej 2 milionë e 200 mijë shqiptarë. Por po t’i krahasosh me çmimet, shqiptarët janë më të varfrit në Europë. Shqiptarët blejnë me çmime që janë 110% të çmimeve europiane, sepse padrino me kartelet e drogës ka zhytur Shqipërinë në narkoeuro, narkodollarë”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati vijoi akuzat ndaj qeverisë, duke e lidhur situatën ekonomike me kursin e këmbimit të euros dhe dollarit, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi efektet që do të ketë paketa fiskale te konsumatorët dhe bizneset.

“A e dini përse janë rritur të ardhurat? Sepse raporti i euros me dollarin është në qiell. Çfarë do t’u bëni ju më keq shqiptarëve, se t’u rrisni më tej taksat, çmimet? Me këtë paketë do t’i përzini prapë shqiptarët. Të parët që duhen përzënë nga Shqipëria jeni ju”, deklaroi kryedemokrati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.