☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 83.78 ▲2.45%
ARI 4,007 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $64,166 ▼ -0.85% ETH $1,859 ▼ -0.54% XRP $1.0895 ▼ -0.65% SOL $76.0300 ▼ -0.21%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 83.78 ▲2.45 % ARI 4,007 ▼0.28 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 83.78 ▲2.45 % ARI 4,007 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Politika

Berisha thirrje demokratëve: Mbështesni protestën, do shpëtojë Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për shtyp u shpreh me mbështetje të fortë për protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke i bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen asaj.

Berisha deklaroi se protesta është shndërruar në një “uragan të fuqishëm kundër regjimit të Edi Ramës”, të cilin e akuzoi për farsë zgjedhore, krim, drogë dhe vjedhje të shqiptarëve.

Ai tha se Tirana nuk ka njohur më parë një protestë kaq të madhe dhe të vazhdueshme, duke shtuar se ajo tejkalon kufijtë e forcave politike dhe kërkon, sipas tij, fundin e “regjimit autokrati

Berisha: Jam këtu për të shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme të PD-së për protestën madhështore të rinisë dhe qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Protestë, e cila është shndërruar në një uragan të fuqishëm kundër regjimit të Edi Ramës, të bazuar në farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Tirana nuk ka njohur në historinë e vet një protestë kaq të fuqishme dhe masive dhe persistente sa kjo.

Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse dhe mbështetës të PD, të bashkohen në protestën e rinisë dhe qytetarëve të Tiranës, protestë kjo që tejkalon kufinjtë e forcave politike.

Por, që kërkon me vendosmëri fundin e regjimit autokratik të Edi Ramës.

Kërkon anulimin e një seri ligjesh për të cilat deputetët e PD në parlamentin e Shqipërisë kanë votuar kundër në komisione dhe në seancë plenare.

I kanë kundërshtuar këto ligje antikushtetuese dhe ligje që vijnë në kundërshtim me direktivat e BE edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Pra, çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetëse dhe mbështetës i PD, por edhe çdo qytetar i Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, ka motivet më të fuqishme për të mbështetur këtë protestë, e cila ka marrë krahas përmasave të uraganit në rrugët dhe sheshet e Tiranës, përmasa të papara botërore.

Është bërë lajm dhe superlajm i të gjitha agjencive, televizioneve, medieve më të mëdha të botës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.