☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,772 ▲0.09%
DOW 51,880 ▼0.32%
NASDAQ 27,252 ▲0.48%
NAFTA 90.17 ▼2.38%
ARI 4,398 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,264 ▲ +0.4% ETH $2,745 ▼ -0.14% XRP $1.5744 ▲ +4.75% SOL $117.7500 ▲ +0.31%
S&P 500 7,772 ▲0.09 % DOW 51,880 ▼0.32 % NASDAQ 27,252 ▲0.48 % NAFTA 90.17 ▼2.38 % ARI 4,398 ▲0.31 % S&P 500 7,772 ▲0.09 % DOW 51,880 ▼0.32 % NASDAQ 27,252 ▲0.48 % NAFTA 90.17 ▼2.38 % ARI 4,398 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Politika

Berisha: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë! Vendi i çdo demokrati është në shesh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zhvillimet e fundit në vend kërkojnë një përgjigje të fortë dhe të menjëhershme nga opozita, duke theksuar se vendi i çdo demokrati sot është në shesh.

Në një fjalim të mbajtur para demokratëve vlonjatë, Berisha ka ngritur alarmin për situatën emergjente në të cilën ndodhet vendi dhe ka nënvizuar nevojën për ripërtëritje të plotë të Partisë Demokratike.

“Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë. Ne nuk mund të pranojmë një poshtërim të përditshëm të shqiptarëve nga ky regjim. Këto që dëgjojmë dhe që dalin çdo ditë janë turpe kombëtare, janë krime kombëtare, janë krime kushtetuese,” ka deklaruar Berisha.

Ai ka theksuar se qytetarët janë tashmë në rrugë dhe në shesh në Tiranë, duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve që të jenë të pranishëm në përballje.

“Sot vendi i çdo demokrati është në shesh, është në përballje, është në betejë,” ka thënë kryetari i PD-së.

Berisha ka folur gjithashtu për situatën në Vlorë, duke theksuar se beteja nuk kufizohet vetëm në zona të caktuara si Sevaster, Novoselë, Orikum, Selenicë apo Konispol, por shtrihet më gjerë.

“Vlora tani është në Bari, Romë, Uashington, Paris, Berlin. Vlonjatët janë kudo! Ripërtëritje do të thotë që ne të krijojmë një tërësi me demokratët vlonjatë dhe shqiptarët kudo që jemi për t’iu përgjigjur kësaj emergjence kombëtare,” ka deklaruar ai.

Në fjalimin e tij, Berisha ka vënë theks të veçantë te nevoja për përfshirjen e grave dhe të rinjve si element thelbësor i ripërtëritjes së partisë.

“Nuk ka ripërtëritje pa vendosur në piedestalin e merituar vajzat, nënat, motrat, zonjat, zonjushat e Vlorës dhe të këtij vendi. Nuk ka ripërtëritje pa të rinjtë, pa energjinë, guximin, përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Misioni ynë nuk përmbushet dot,” ka thënë Berisha, duke i bërë thirrje degëve të PD-së që të ndjekin shembullin e mirë të Vlorës për përfshirjen e grave.

Sipas tij, ripërtëritja kërkon afrimin e çdo vlere dhe të çdo të riu e të reje, duke e parë këtë si pjesë thelbësore të misionit të ri të partisë përballë emergjencës kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.