Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri Glen Daja, debuton të shtunën kundër Teutës
Glen Daja është zyrtarisht trajneri i ri i Elbasanit. Lajmi është konfirmuar nga klubi verdheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i uron mirëseardhjen trajnerit kryeqytetas. Daja merr kështu vendin e Ivan Gvozdenoviç, i cili dha dorëheqjen pas humbjes me Skënderbeun.
Një zgjedhje kurajoze kjo për Elbasanin, që ia beson stolin një 33-vjeçari. Glen Daja ka fituar eksperiencë vitet e fundit nga puna me babanë e tij, Ilir Daja, por kjo është aventura e parë e tij si trajner i parë. Për më tepër, atij i duhet të rikthejë në shinat e pretendentëve një skuadër në krizë rezultatesh.
Trajneri i ri ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me Elbasanin dhe do të debutojë të shtunën, në ndeshjen kundër Teutës në Durrës.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.