🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.04 ▲1.58%
ARI 4,038 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,702 ▼ -0.43% ETH $2,398 ▼ -0.32% XRP $1.3201 ▼ -0.71% SOL $104.0600 ▼ -0.42%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.04 ▲1.58 % ARI 4,038 ▼0.55 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.04 ▲1.58 % ARI 4,038 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Wadephul: Ndërprerjet e transportit detar mund të shkaktojnë uri në botë

BERLIN, 23 tetor /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul bëri thirrje sot për bashkëpunim ndërkombëtar për të mbrojtur rrugët detare, përmes të cilave transportohen mallra në të gjithë botën. Deklarata e tij erdhi përpara një takimi me homologët e shtatë vendeve të tjera në Stamboll.

“Ne të gjithë i ndiejmë pasojat e sulmeve ndaj rrugëve detare, qoftë kur blejmë karburant apo kur bëjmë pazar në supermarket”, tha Wadephul përpara udhëtimit në Turqi.

Ai paralajmëroi se vonesat në dërgesat e plehrave kimike për bujqësinë, mund të shkaktojnë mungesë ushqimesh dhe uri në disa pjesë të botës.

Wadephul pritet të takohet me ministrat e Jashtëm të Turqisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Egjiptit, Pakistanit dhe Arabisë Saudite.

Ai tha se problemet në Ngushticën e Hormuzit, sulmet e rebelëve Houthi të Jemenit ndaj Arabisë Saudite dhe anijeve, si dhe shtimi i sulmeve ruse ndaj transportit të grurit në Detin e Zi, mund të trajtohen vetëm përmes bashkëpunimit më të ngushtë ndërkombëtar.

“Ne nuk do të pranojmë që Irani dhe milicitë Houthi të mbajnë peng tregtinë botërore dhe të vazhdojnë të pengojnë furnizimin e botës me energji dhe plehra kimike”, deklaroi ai.

Sipas Wadephul, sulmet pa dallim ndaj anijeve tregtare dhe vendeve fqinje duhet të marrin fund.

Ministri gjerman akuzoi gjithashtu Rusinë se, përmes sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, po rrezikon me vetëdije shkaktimin e mungesës së ushqimeve në vendet e Jugut Global, veçanërisht në shtetet më të varfra që varen nga importi i grurit.

“Takimi synon të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve”, tha Wadephul.

Sipas zyrtarëve turq, në bisedime do të trajtohet edhe situata në Rripin e Gazës, zgjerimi i vendbanimeve izraelite të paligjshme në Bregun Perëndimor dhe dhuna e ushtruar nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.