⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.94 ▲1.48%
ARI 4,040 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,669 ▼ -0.27% ETH $2,402 ▼ -0.11% XRP $1.3207 ▼ -0.62% SOL $104.4000 ▼ -0.22%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.94 ▲1.48 % ARI 4,040 ▼0.51 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.94 ▲1.48 % ARI 4,040 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban konferencë për mediat sot më 23 tetor.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama sot doli si zëdhënës i Prokurorisë së kohës së shkuar.

“Edi Rama doli dhe nxorri një galeri emrash, si zëdhënës i Prokurorisë së kohës së shkuar. Përmendi akuza të rënda. Harroi se të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit nuk është mençuri. Ai tha se në asnjë vend të Europës nuk ka ndodhur që të ketë më shumë policë të plagosur sesa protestues. Është i pafytyrë dhe i pa nder.

Shqiptarët panë gjatë këtyre ditëve plumba mbi trupat e tyre, panë si asnjëherë më parë dhunë të tmerrshme. Panë bisha, kafshë të vërteta me uniformë, që ushtronin dhunë mbi protestuesit, panë barbari ndaj të miturve”, tha Berisha.

Shtoi se të miturit kanë bërë, bëjnë dhe do të bëjnë histori. Sipas tij, Rama kërkon që të provokojë konflikt civil.

“Të miturit kanë bërë, bëjnë dhe do të bëjnë histori. Ata kanë një guxim të paparë, sepse janë të parët që ndjejnë aromën e diktaturës dhe të dhunës. Edi Rama kërkon me çdo kusht të provokojë konflikt civil. Ky konflikt i studentëve me Edi Ramën mund të çojë në konflikt civil. Nuk do pranojmë kurrë këtë dhunë, që ushtron ai mbi protestues dhe adoleshentë. Shqiptarët janë gati t’i përgjigjen këtij krimineli, siç e meriton.

E patë sesi Rama thotë se ky person është kështu e ky ashtu dhe përgjigjen e merituar ia dha studenti, që ishte me të gjitha 10-ta. Por ai ka pasur dhe ka në qeveri njerëz të inkriminuar në mënyrë të tmerrshme. Këta janë pjesë e organizatës kriminale të Edi Ramës. Ke fytyrë ti të dalësh e të përmendësh emra, kur je kreu i krimit. Anëtarët e tu në qeveri janë më të zinj se oxhaku, ata kanë vjedhur miliardat dhe kanë degdisur qytetarët në gjendje të rëndë financiare”, u shpreh Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.