☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,832 ▲0.75%
DOW 51,621 ▲0.69%
NASDAQ 27,679 ▲0.73%
NAFTA 88.02 ▼1.58%
ARI 4,184 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,146 ▼ -0.53% ETH $2,710 ▼ -0.66% XRP $1.5152 ▼ -0.22% SOL $120.6600 ▼ -0.34%
S&P 500 7,832 ▲0.75 % DOW 51,621 ▲0.69 % NASDAQ 27,679 ▲0.73 % NAFTA 88.02 ▼1.58 % ARI 4,184 ▲0.64 % S&P 500 7,832 ▲0.75 % DOW 51,621 ▲0.69 % NASDAQ 27,679 ▲0.73 % NAFTA 88.02 ▼1.58 % ARI 4,184 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Wadephul: Ndryshimet klimatike mund të nxisin migracionin dhe ekstremizmin

BERLIN, 6 tetor /ATSH-DPA/- Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë situatën e sigurisë në botë dhe të shkaktojnë valë të reja migrimi, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul në hapje të një konference në Berlin për klimën dhe sigurinë.

Ai paralajmëroi se pasojat e ndryshimeve klimatike mund të shkaktojnë mungesa ushqimore, ekstremizëm dhe terrorizëm, veçanërisht në vendet që janë më të dobëta.

“Ndryshimet klimatike po e përkeqësojnë varfërinë dhe urinë, veçanërisht në vendet më të prekshme. Kjo mund të krijojë kushte që favorizojnë ekstremizmin dhe terrorizmin ose mund të çojë në valë të reja migrimi”, tha ministri gjerman.

Wadephul paralajmëroi se fenomeni klimatik “El Nino”, i cili aktualisht po shënon nivele rekord, rrezikon të shkatërrojë burimet e jetesës së qindra mijëra njerëzve.

“Në Sudan, mungesa e reshjeve po e përkeqëson thatësirën”, tha ai.

Ndërkohë, niveli i ulët i ujit në Kanalin e Panamasë, po bën që më pak anije të kalojnë nëpër të. Kjo po krijon probleme për zinxhirët globalë të furnizimit, rrjetin përmes të cilit mallrat transportohen nga një vend në tjetrin.

Wadephul tha se investimet për të luftuar ndryshimet klimatike janë gjithashtu investime për sigurinë.

Në konferencën në Berlin marrin pjesë rreth 250 përfaqësues ndërkombëtarë nga fushat e klimës, paqes dhe sigurisë.

Në të marrin pjesë përfaqësues nga vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe shkencëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Wadephul theksoi se pasojat e ndryshimeve klimatike nuk duhet të shihen të shkëputura nga problemet e tjera.

“Kudo ku ka luftëra dhe kriza, ndryshimet klimatike e përkeqësojnë më tej situatën”, tha ai.

Sipas ministrit, aktorë që duan të dëmtojnë një vend mund të përpiqen t’i përdorin pasojat e ndryshimeve klimatike “si armë”.

Ai përmendi edhe rritjen e çmimit të grurit në botë. Sipas Wadephul, Rusia po sulmon anijet që transportojnë grurë në Detin e Zi, duke ndërprerë furnizimet për njerëzit në vende të ndryshme të botës që varen shumë nga importet.

Nëse Rusia do të sulmojë sërish qëllimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës në fund të vitit, burimet e decentralizuara të energjisë së rinovueshme mund të bëhen një “vijë shpëtimi”, tha ai.

Këto burime energjie do të ishin më të vështira për t’u shkatërruar dhe nuk do të vareshin nga importet e lëndëve djegëse fosile, si nafta, gazi dhe qymyri. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.